CardiAid mundëson defibrilimin që të shpëton jetën – kudo dhe nga kushdo

Defibrilatori CardiAid është zhvilluar për tu përdorur në ambjente publike me qëllimin e dhënies së defibrilimit në minutat e para kritike të një ataku kardiak, deri sa të vijë ndihma profesionale mjekësore.

Defibrilatori CardiAid punon në mënyrë automatike dhe mund të përdoret nga kushdo.

Përdorimi i Defibrilatorit CardiAid është 100% i sigurtë. Pajisja lëshon një elektroshok vetëm kur analiza e brëndshme e programit të saj e gjykon të nevojshme.

Video Informative


Çfarë është Defibrilatori CardiAid?

CardiAid është një defibrilator automatik i jashtëm për përdorim publik, jo-spitalor.

Defibrilatori CardiAid është dizenjuar për të qënë defibrilatori automatik më i qartë dhe më i thjeshtë në treg, duke bërë të mundur dhënien e një shoku elektrik në kohën më të shkurtër të mundshme.

Defibrilatori CardiAid është dizenjuar për tu përdorur nga staf jo-mjeksor në ambjente të tilla si:

  • Kompani me shumë punonjës,
  • Fabrika,
  • Autobuzë të linjave të gjata,
  • Shkolla,
  • Kopështe fëmijësh,
  • Qëndra tregëtare,
  • Aeroporte,
  • Hotele,
  • Qëndra dhe/ose klube sportive,
  • Klinika të përgjithshme, dentare dhe/ose veterinare,
  • Shërbime të emergjencës,
  • Çdo institucion tjetër që kujdeset për jetën e punonjësve të tij.

Programi i Defibrilatorit CardiAid është në përputhje me standartet e reanimimit: ILCOR2015 ERC.

Defibrilatori CardiAid është totalisht i sigurtë për tu përdorur. Ai lëshon shok elektrik vetëm kur analiza e brëndshme e programit e quan të nevojshme.

Pikat e Forta

I Thjeshtë

  • Defibrilatori CardiAid ndizet automatikisht, mjafton të hapni kapakun.
  • Elektrodat e lidhura paraprakisht ndihmojnë për të kursyer kohë dhe për ta bërë proçesin më të thjeshtë për përdoruesin.
  • “Dritat treguese të statusit” e bëjnë të thjeshtë interpretimin e testeve rutinë të pajisjes.
  • Defibrilatori CardiAid e udhëheq përdoruesin hap pas hapi me një kombinim të instruksioneve të pastra zanore, ilustrimeve dhe dritave, për një efiçence maksimale.
  • Defibrilatori CardiAid nuk ka butona. Zero butona do të thotë zero humbje kohe!
  • Defibrilatori CardiAid konfigurohet në 24 gjuhë.


I Sigurtë

  • Defibrilatorit CardiAid i është hequr çdo funksion jo-esencial për ta bërë atë perfekt në përdorimin e publikut të gjërë jo-spitalor.
  • Defibrilatori CardiAid është gati për çdo situatë të paparashikueshme me një bateri të fuqishme e cila ka një kapacitet prej 200 goditje/20 orë monitorimi.
  • Defibrilatori CardiAid rregjistron EKG-të dhe të dhënat e incidenteve me kapacitetin më të lartë në treg: deri në 4 evente me një kohëzgjatje prej 3 orësh.
  • Për të ulur përgjegjësinë e përdoruesit dhe riskun e harresës për karikim, Defibrilatori CardiAid nuk përdor bateri të karikueshme.
  • Të dhënat nga Eventet dhe EKG-të mund të merren lehtësisht nëpërmjet Bluetooth.


Automatik

  • Defibrilatori CardiAid përmban në mekanizmat e tij një algoritëm shumë të saktë për detektimin e EKG, ndjeshmëri të lartë dhe vlera specifike. Këto kombinohen me teknologjinë bashkëkohore të defibrilimit për të garantuar trajtimin sa më efektiv të pacientit.

Pediatrik

  • Trajtimi Pediatrik bëhet i mundur duke përdorur elektroda speciale pediatrike.
  • Defibrilatori CardiAid aktivizon modalitetin pediatrik në momentin që pajisjes i montohen elektrodat pediatrike.



Si Përdoret ?

Nëse shikoni një person të shtrirë pa ndjenja:

  • Sigurohuni që ju, viktima dhe çdo person tjetër që ndodhet pranë të jenë të sigurtë.
  • Kontrolloni viktimën nëse përgjigjet. Shkundeni lehtësisht nga shpatullat dhe pyeteni me zë të lartë: “Jeni mirë?”.

Nëse ai përgjigjet:

  • Lëreni në pozicionin që e gjetët pasi jeni siguruar se nuk ka rrezik tjetër.
  • Mundohuni të kuptoni çfarë ka që nuk shkon dhe/ose kërkoni ndihmën e autoriteteve përkatëse nëse është e nevojshme.
  • Kontrolloheni rregullisht.
Nëse viktima nuk përgjigjet, kërkoni ndihmë dhe ndiqni hapat e mëposhtme:

Kthejeni viktimën në kurriz. Hapni rrugën e frymëmarrjes duke ngritur lehtësisht kokën dhe mjekrën e viktimës. Shiko, dëgjo dhe ndjej frymëmarrjen.
Nëse nuk ka frymëmarrje, dërgoni dikë për ndihmë dhe për të marrë defibrilatorin CardiAid. Kryeni masazh kardiak deri sa të vijë defibrilatori.
Nëse jeni vetëm, përdorni celularin për të telefonuar urgjencën (112).
Defibrilatori CardiAid ndizet automatikisht kur atij i hapet kapaku. Ndiqni instruksionet zanore dhe vizive.
 
Zhvishni gjoksin e pacientit. Nëse është e nevojshme, përdorni gërshërët që ndodhen në kutinë e emergjencës së CardiAid.
Hapni paketën e elektrodave.
Hiqni filmin e elektrodës së parë dhe ngjiteni atë në gjoksin e zhveshur të pacientit, siç tregohet në figurën e vetë elektrodës.
Hiqni filmin e elektrodës së dytë dhe ngjiteni atë në gjoksin e zhveshur të pacientit, siç tregohet në figurën e vetë elektrodës.
 
Defibrilatori CardiAid fillon të analizojë ritmin e Zemrës menjëherë. Nga ky moment, mos e prekni më pacientin.
Nëse është i nevojshëm elektroshoku, Defibrilatori CardiAid informon përdoruesin dhe përgatit shokun automatikisht. Pajisja lëshon shokun në mënyrë automatike pasi lajmëron përdoruesin përsëri.
Defibrilatori CardiAid vazhdon të udhëheqë përdoruesin gjatë proçesit të reanimimit. Në fillim kryeni 30 komprimime gjoksi duke ndjekur instruksionet zanore. Defibrilatori CardiAid lëshon një sinjal me ritmin e duhur për të ndihmuar në komprimimet e gjoksit.
Pas 30 komprimimeve të gjoksit, duhet të jepni 2 frymë-marrje gojë më gojë duke përdorur maskën që gjëndet në kutinë e emergjencës së CardiAid. Vazhdoni masazhin kardiak duke ndjekur instruksionet e CardiAid deri sa të dëgjoni: “Nga ky moment mos e prekni më pacientin”. Proçesi duhet të vazhdojë për sa kohë ju jep instruksione Defibrilatori CardiAid ose deri sa të vijë ambulanca.
 

Për më tepër informacion:


info@defibrilator.al


+355(0)698884665